Përkeqësimi i kushteve atmosferike pritet të "mbërthejnë" vendin tonë duke nisur nga dita e enjte. Emergjencat Civile u kanë dërguar një mesazh bashkive të vendit, duke i kërkuar të marrin masa urgjente para nisjes së reshjeve të shiut.
"Në datat 14, 15 dhe 16 Nëntor parashikohet se do të ketë reshje me intensitet mesatar. Merrni masat sipas detyrave që mbuloni”, shkruhet në mesazh.
Konkretisht bashkive u kërkohet të kontrollojnë sistemet e kullimit të kanaleve të ujërave të larta, të dyta e të treta dhe kolektorëve të shkarkimit për të parandaluar përmbytjet. Në qytete, kërkohet të kontrollohen pusetat dhe të pastrohen nga mbeturinat.