Kapriçot e motit/ Nisi dimri, sapo bie dëbora e parë në këtë vend...

Temperaturat dhe kushtet atmosferike po shfaqin ‘kapriçot’ e tyre edhe gjatë muajit Nëntor,  bie dëbora e parë në Kosovë. 

Një pjesë e fshatit Meheti në komunën e Podujevës, raportohet nga mediat kosovare se sot (11 Nëntor) është mbuluar nga bora. Reshje bore ka pasur dhe në Printë e Fushë-Kosovë. Bora e parë ka mbuluar një pjesë të Gërmisë, e këto pamje shihen edhe përmes fotografive që kanë realizuar disa qytetarë aty. 

Po ashtu, Brezovica, një nga destinacionet më të njohura për turizmin dimëror, tashmë është mbuluar nga bora, duke sinjalizuar fillimin e sezonit të dimrit.

Jo vetëm në Kosovë,  por sinioptikanët parashikojnë se ditën e mërkurë dhe e enjtja do të kemi reshje dëborë në disa zona malore të Shqipërisë.