Partia Socialiste nuk duket e shqetësuar nga protesta e militantëve demokratë të cilët po mundohen të krijojnë destabilitet në vend.
Partia Demokratike u tërhoq nga skenat e kaosit në Kuvend, por PS bën të qartë se me ta nuk kishte asnjë lloj kompromisi. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi bën të qartë se nuk ka asnjë shans për qeveri teknike.
“Nuk ka asnjë shans që të ketë qeveri teknike. Nuk kemi legjislacion që kërkon para zgjedhjeve qeveri teknike”, tha Klosi, duke i kthyer përgjigje zyrtare kampit politik që udhëhiqen nga "Non Grata".
Çfarë parashikojnë sondazhet – Të gjitha "Exit Pollet" nxjerrin një rezultat zhgënjyes për PD-në e Sali Berishës, ndërsa e kundërta ndodh me Partisë Socialiste dhe Edi Ramën i cili po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës.