E FUNDIT/ Tonin Vocaj reagon për herë të parë pas dorëzimit të detyrës: Ndjej...

Tonin Vocaj reagon për herë të parë pas dorëzimit të detyrës. 

Ai thekson se situata kriminale në Tiranë ka njohur stabilizim të dukshëm, ndërsa sot Vocaj u zëvendësua nga Elton Alushi, i cili mori detyrën sot në krye të Drejtorisë së Policisë Tiranë. 

Të dashur kolegë dhe bashkëpunëtorë. Sot, ndërsa largohem nga detyra ime si Drejtor i Policisë së Tiranës, ndjej detyrimin t’ju drejtohem me një falënderim të sinqertë dhe të thellë. Situata kriminale në qytetin tonë ka njohur stabilizim të dukshëm. Ky vit ka regjistruar vetëm 8 vrasje, nga të cilat vetëm një rast me prapavijë krimi të organizuar, 7 vrasje të zbuluara dhe të dokumentuara me prova të pakundërshtueshme ligjore. Kam pasur nderin dhe privilegjin të udhëheq këtë drejtori për 4 vite, të ndara në dy periudha, dhe secila prej tyre ka qenë një periudhë angazhimi, sfidash dhe suksesesh të përbashkëta. Do ju jem gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e palëkundur, bashkëpunimin e vyer, sakrificat, angazhimin dhe integritetin tuaj”, shkruan nder te tjera Vocaj.