Ditën e premte vendi ynë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.
Pas orëve të mesditës, reshjet në zonën e veriut ndërpriten dhe mbeten në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër përsëri me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Në relievet malore në verilindje deri në orët e mesditës në lartësitë mbi 1000 metër reshje të dobëta dëbore.
Në zonën e juglindjes pas orëve të mesditës reshjet e shiut kthehen në reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në lartësitë mbi 900-1000 metër. Mjegull / mjegullinë, shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Temperaturat parashikohen:
- në zonat malore -1 deri 7°C
- në zonat e ulëta 5 deri 14°C
- në zonat bregdetare 8 deri 14°C