Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka sqaruar problemin shëndetësor të kolegut Lefter Gështenja i cili u transportua me urgjencë në spital nga Kuvendi me ambulancë.
Korreshi tha se fillimisht u dyshua për infarkt, për shkak të dhimbjeve të forta që kishte deputeti Gështenja.
“Ishte në terapi për hernie diskale prej kohësh por sot u bllokua plotësisht. Është dyshuar se sot mund të pësonte ndonjë infarkt, u transportua në urgjencën e QSUT por gjendja e tij është stabël dhe nuk ka gjë nga zemra. Ishin dhimbje të forta që ai nuk ulej apo ngrihej dot”, tha Korreshi.