A është mirë ky/ Ilir Meta kërcënon Edi Ramën: Do japë llogari para drejtësisë, shumë shpejt...

Ilir Meta ka shpërndarë një video nga koncerti i Noizy-t të mbajtur të dielë në Tiranë, ku disa demokratë të dëshpëruar thërrisnin “Rama ik”, pasi ikën dritat.
“Thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare. Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit”, shkruan Ilir Meta, i cili në fakt, ka vetë probleme me drejtësinë, pasi i ka shkuar dosja në SPAK, shkruan Gazeta Tema. 

Edi Rama vijon i qetë qeverisjen për të mbajtur premtimin e tij dhe për të ngjitur "Shqipërinë në majë" aty ku vendi ybë apiron prej vitesh.