"Goditet" tregu valutor/ E FUNDIT: Me sa po këmbehet Euro në mes të Nëntorit…

Pavarësisht mbylljes të sezonit veror turistik, Euro edhe gjatë muajit nëntor ndodhet në një pozitë shumë të vështirë në raport me Lekun. 

Sipas kursit të këmbimit në Bankën e Shqipërisë, 1 Euro këtë të enjte (14 nëntor) po këmbehet me 98.11 Lekë. Ky rezulton të jetë zhvlerësimi më i ulët i regjistruar ndonjëherë në raport me Lekun, që kur Euro u bë monedha e Bashkimit Europian.

Në pozitat e Euros kanë ecur edhe monedhat e tjera të huaja, pasi Dollari këmbehet me 93.34 Lekë dhe Paundi britanik 117.91 Leke. Përfituesit më të mëdhenj nga zhvlerësimi i Euros janë importuesit që po blejnë më lirë dhe qeveria shqiptare që i ulet kosto e borxhit të jashtëm.