Rusia pushton Ukrainën/ Vjen kërkesa e fundit për Shqipërinë, qeveria Rama të...

Ukraina zyrtarisht i ka kërkuar qeverisë shqiptare që ta ndihmojë për t’i bërë ballë pushtimit rus.

"Ukraina ka nevojë për ndihma nga Shqipëria qoftë me armë, qoftë edhe ndihma monetore. Në ambasadë është ngritur njësia e ndihmës, kushdo mund ta bëjë. Falemnderit shumë popullit shqiptar", njofton ambasada ukrainase. 

Ambasadori Shkurov i ftoi shqiptarët që t’i bashkohen në protestë që do të mbahet ditën e diel në orën 17:00 para ambasadës ruse. Kryeministri Rama dhe gjithë liderët më të mëdhenj janë pozicionuar kundër Putin të cilit i kanë bërë thirrje të tërhiqet.