Kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës, ku ka vizituar familjet që u janë ndërtuar shtëpitë e reja nga qeveria shqiptare.
Kryeministri tha se tropojanët nuk u dhanë votën socialistëve në zgjedhjet e 25 prillit por Rama kishte një premtim për të gjithë veriorët.
"Ata bashëqytetarët e juaj në Tropojë nuk na e dhanë votën më 25 prill por ne sërish fituam mandatin e tretë. Unë kam më shumë inat se tropojanët tani që nuk na dhanë votën dhe do të punoj më shumë për ta bërë "lule" Tropojën” tha Rama, ndërsa kryefamiljari qeshi duke i thënë: "Të na rrosh sa malet"