“Veç bonusit, pension i 13-të për të moshuarit”/ A do të aplikohet nga qeveria?

Veç bonusit, të moshuarit dhe kategoritë e tjera përfituese në vend mund të marrin një pension të 13-të në fundvit. 

Bazuar edhe te rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, masa e pensionit të 13-të do të jetë e njëjtë me atë që i moshuari ka marrë përgjatë gjithë vitit. 

Pensioni i 13-të është një domosdoshmëri. Dhe jo në këtë rast veç aspektit ekonomik, që tregon se pensionistët dhe bon shikohet edhe në aspektin politik. Unë gjykoj se janë pjekur kushtet që qeveria të lëvizi”, thotë Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë. 

Nga buxheti i shtetit pritet të dalin rreth 25 milionë euro më tepër për pensionin e trembëdhjetë. Në diskutime është nëse kjo masë do të aplikohet nga ky vit apo nga 2025.