Aguero me lot në sy, merr vendimin zyrtar për të ardhmen: Unë do të...

Kun Aguero është ngjitur në skenë i emocionuar dhe shumë i trishtuar.

Argjentinasi nuk ka mbajtur lotët dhe i janë dashur disa minuta të merrte veten pasi nuk ishte në gjendje të fliste. 

"Kam ardhur këtu për të thënë se do të heq dorë përfundimisht nga futbolli. Ky është një vendim shumë i vështirë për mua dhe nuk e kam menduar kurrë se do të arrija në këtë pikë, ku gjithccka që kam dashur që kur kam qënë i vogël të më zhduket kështu në këtë mënyrë", tha Aguero.