Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi se SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer duke "goditur" të korruptuarit.
Pavarësisht akuzave të Metës dhe Berishës në drejtim të SPAK-ut, Bashkimi Europian shpreh mbështetje maksimale për punën e drejtësisë së re në Shqipëri.
“Korrupsioni shqetësim serioz. Puna e shkëlqyer nga SPAK ka dhënë rezultate konkrete. Është bërë progres në luftën kundër korrupsionit falë SPAK, hetime financiare dhe forcimin e luftës kundër pastrimit të parave.
Komisioni është gati të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat për anëtarësimin deri në fund të 2027. Raporti 2024 ofron orientim të rëndësishëm, ofron një vlerësim të drejtë se ku qëndron vendi. Raporti vlerëson funksionimin e institucioneve demokratike si pjesërisht e kënaqshme", tha ambasadori i BE.