LAJM I TRISHTË/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta mësuesi në qytetin...

Pëllumb Bodeci 64-vjeç, një ish-mësues me 37 vite eksperiencë në Memaliaj, ka humbur jetën për shkak të sëmundjes së rëndë kancer. 

Mësohet se 64-vjeçari luftonte prej gjashtë muajsh me këtë betejë, të cilën nuk arriti ta fitonte. Pëllumbi dhe bashkëshortja e tij, ishin shpërngulur në SHBA para dy vjetësh për të jetuar pranë vajzës së tyre, Ina dhe familjes së saj. Por, pas diagnozës së rëndë me dy lloje kanceri në muajin maj të këtij viti, jeta e tyre u trondit dhe përpjekjet për shërim, përfshirë terapi të ndryshme, nuk mundën të ndihmojnë. 

Përveç humbjes së njeriut të dashur, familja po përballet edhe me sfida financiare për shkak të faturave të larta mjekësore, shpenzimeve të funeralit dhe transportit të trupit për ta varrosur mësuesim e ndier në qytetin e lindjes, Memaliaj.