Salvini telefonon Ramën: Nuk do ta harrojmë, sapo të përfundojë emergjenca do të...

Ish-zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini ka telefonuar sot kryeminsitrin shqiptar Edi Rama për ta falenderuar për ndihmën konkrete, e solidaritetin e treguar në dërgimin e ekipit mjekësor shqiptar në Itali.

"Faleminderit populit shqiptar e qeverisë së tij. Me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë shfaqën një zemërgjerësi e sensibilitet që nuk do ta harrojmë" ka thënë Matteo Salvini.

"Sapo të mbaroj emergjenca do të shkoj në Shqipëri të takoj Edi Ramën e popullin e tij", ka premtuar ish-ministri i Brendshëhm.

Raporti mes Matteo Salvinit e kryeministrit shqiptar Edi Rama është prej vitesh mjaft i mirë.