Miraton vendimin/ Rama jep lajmin e bukur për pensionistët: Ja sa do të përfitojnë...

Kryeministri Rama bën me dije se nga bonusi i fundvitit do të përfitojnë 683 mijë pensionistë. 

Edi Rama mbrëmjen e sotme njofton se 3.5 miliardë lekë është bonusi i pensionistëve për çdo vit përgjatë periudhës 2022-2024. 

Shpërblimi i festave të fundvitit me vlerë 50 mijë lekë të vjetra përfitojnë ata që marrin: pension pleqërie, pension familjar, pension invaliditeti, trajtime të veçanta, minatorë që kanë dalë në pension, naftëtarë, ish-ushtarakët etj.