Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar sipërmarrësen Vilma Nushi, duke e quajtur "fukareshë".
Korreshi ka bërë edhe batuta me këtë fakt, pasi u shpreh se një kërkesë e tillë vjen nga një fshatar nga Lushnja dhe një opozitar i thjeshtë.
“Shtyjeni içik atë komisioni, kur thoni ju ne të shkretët të dështuar se të dështuar jemi. Aman silleni kryeministrin të marrim pak idenë si të kalojmë në pushtet. A të keqen thirrni dhe atë fukareshën Vilma Nushin të mësojmë si kalohet nga duhani te check up. A të keqen kryetare, unë të falënderoj shumë që na nisët me pushime, por ta shtysh dhe ca ditë komisionin a të keqen. Në një lutje nga një opozitar i thjesht, fshatar nga Lushjna, 40 ditë që na le atje sikur ta shtysh nuk na bën keq” tha Korreshi.