Kemi përpara një javë dinamike që do i ketë të gjitha: Diellin, rrebeshet e shiut, stuhi detare e madje edhe dëborë në zonat malore.
Sinioptikanja Lajda Porja thotë se dita e mërkura dhe e enjtja do të kemi reshje shiu dhe po ashtu dëborë në disa zona malore.
"Dita e mërkurë dhe dita e enjte do të sjellë komplet ndryshim të motit dhe të tablosë termike. Nga mëngjese realitivisht të freskëta me diell, të mërkurën dhe të enjten, një sistem vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke sjellë reshje. Më prezente do të jenë ditën e mërkurë ku nuk përjashtohen rrebeshet. Parashikohet që të kemi stuhi detare për shkak se do të kemi një forcim të ndjeshëm të parametrit të erës. Parashikohet që dita e enjte të ulë intensitetin e reshjeve, megjithatë do të shfaqen në zona malore edhe reshje dëbore, të cilat do jënë kryesisht midis mbrëmjes të së mërkurës dhe mëngjesit të ditës së enjte. Dita e premte dhe fundjava përmirëson kushtet e motit dhe na rikthen diellin", tha Porja.