Monika Kryemadhi bën sot lëvizjen e papritur, pas arrestimit me forcë të Ilir Metës...

Monika Kryemadhi do të flasë sot në mesditë nga Kryesia e Kuvendit, një ditë pasi ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK, teksa ndaj saj u vendos "detyrim paraqitje". 

Sipas zyrës së shtypit nga Kuvendi i Shqipërisë, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi do të ketë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për të marrë në mbrojtje Ilir Metën.

"Në orën 12.00, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi konferencë për mediat nga Kryesia Kuvendit”, njoftoi zyra e shtypit e Kuvendit.