E bujshme/ Nis zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës, ja kur përfundon puna…

Nis puna për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë – Durrës, nga kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit. Tashmë po punohet për spostimin fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit.

Kryeministri Edi Rama poston pamje me dron të këtyre punimeve. Zgjerimi i rrugës me nga dy korsi për secilën anë nuk prek asnjë banesë private, por vetëm 2-3 biznese. 

Zgjerimi konsiston në hapjen e një korsie të plotë 3,75 m dhe korsia e emergjencës 3 m, pra në total do jenë tre korsi hyrëse dhe dalëse plus emergjencat. (24 muaj) 2 vite do të zgjasin punimet për gjerimin e autostradës Tiranë-Durrës e cila do të kushtojë 34 milionë euro. Ndërhyrje do të ketë edhe në rrugën ekzistuese, ndërsa në përfundim të punimeve shpejtësia e lejuar do të jetë deri në 130 km/h.