Meta dhe Mona përfituan vilë nga biznesmeni, ndryshuan ligjin me urdhër nga...

SPAK ka dalë së fundmi me një deklaratë zyrtare në lidhje me arrestimin e Ilir Metës dhe për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj Monika Kryemadhit. 

SPAK ka renditur akuzat që rëndojnë për Metën dhe Kryemadhin, ku përmendet edhe përfitimi i një vile nga një biznesmen. Sipas SPAK, vilën çifti Meta-Kryemadhi e kanë marrë si shpërblim nën akuzën se kanë ushtruar influencë të paligjshme ndaj zyrtarëve të emëruar nga LSI-ja, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit. 

"Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marrëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).”, nënvizon në dosjen hetimore Prokuroria e Posaçme.