Ekspertja jep LAJMIN E MIRË për pensionistët, kush do të përfitojë nga “vendimi” i qeverisë…

Prej datës 1 tetor është aplikuar indeksimi i pensioneve nga i cili përfitojnë 791 mijë të moshuar në mbarë vendin. 

Sakaq, qeveria po rishikon skemën e sigurimeve shoqërore për të përmbushur në këtë mënyrë angazhimin për të mos pasur pensione nën 150 euro deri në vitin 2030. 

“Qeveria është ende në proces vlerësimi të skemës aktuale të pensioneve. Ekspertët sugjerojnë se do të rishikohen pensionet e ulëta, të cilat janë nën 150 euro në muaj. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, mbi 140 mijë individë aktualisht marrin pensione më të ulëta se 150 euro, përfshirë pensionet në zonat rurale dhe pensionet familjare në zonat urbane. Në fund të vitit 2023, skema e pensioneve përfshinte rreth 705 mijë qytetarë, përkatësisht 608,581 pensione urbane dhe 96,418 pensione rurale. Ndër pensionet urbane, 503,747 janë për pleqëri, 60,956 për invaliditet dhe 43,878 janë pensione familjare. Pensionet familjare në zonat urbane pritet të rriten në mënyrë të tillë që të mos jenë më nën 150 euro, me një rritje mesatare prej rreth 50 mijë lekësh te vjetra në muaj. Në total, 140,296 pensionistë do të përfitojnë nga këto shtesa, duke synuar që pensionet të mos jenë më nën 150 euro deri në vitin 2030“, tha ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha.