Karamuço jep detaje nga arrestimi i Metës: Agresiv dhe shante efektivët. Ka shkelmuar...

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar detaje nga momenti i arrestimit të Ilir Metës.

Sipas Karamuços, Meta është treguar agresiv ndaj efektivëve të policisë dhe se ka bërë rezistencë, ndërsa “mund të ketë edhe një kallëzim për zotin Meta për sjelljen agresive ndaj policisë”. 

"Është zgjedhur vendi ku është rënduar trafiku, është bërë bllokimi. Policët janë të identifikuar, janë prezantuar si të tillë. U kanë dhënë vendimin e gjykatës për shoqërimin e tyre në polici. Nuk ka as automatik, t’i lëmë këto filmat e Netflix-it. Ka kapur dorën te timoni dhe ka refuzuar të dalë nga makina. Është paralajmëruar disa herë që dil sepse do të nxjerrim me forcë dhe nuk ka pranuar. Ka shkelmuar edhe derën. Ka qenë agresiv, të shajë dhe ofendojë gjithë kohën. Sa herë nervozohet e humb kontrollin”, tha Karamuço.