Vendimi i ri i qeverisë/ Konfiskohet pallati 9 katësh në Tiranë, gjithçka do t'i kalojë...

Është konfiskuar me vendim të qeverisë pallati i parë i ndërtuar pa leje në Tiranë, pas vendimit të qeverisë që parashikon sekuestrimin dhe përdorimin e kateve dhe shtesave pa leje për interes publik.
Pallati 9-katësh që ndodhet në Farkë, një zonë tepër e lakmuar në kryeqytet, është ndërtuar i gjithi pa leje, përkatësisht dy kate nën tokë dhe shtatë kate mbi tokë. Ministrja e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shfaq sot në ambientet e pallatit duke njoftuar konfiskimin. Ajo e quajti si “rasti më flagrant” i ndërtimit pa leje në Tiranë. 

Sipas ligjit, pronarët do të duhet paguajë gjobën prej 35.000 lekë për metër katror. Mospagimi i shumës mund të çojë në sekuestrimin e ndërtesës, qoftë kate pa leje, apo edhe shtesa pa leje.