Alfred Moisiu bën deklaratën e fortë: Nëse Berisha vjen në pushtet do ishte fundi i PD dhe i…

Ish-presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu e quan të gabuar rikthimin e Sali Berishës në krye të PD dhe tentativën e tij për të ardhur sërish në pushtet.
Ish-presidenti tha se rikthimi në pushtet i Sali Berishës do të ishte “fundi i dynjasë”, pasi atë e votojnë pjesa “më e pakulturuar e popullit”, ku sipas tij përfshihen “ish doganierë, ish tatimorë”. 

"Puna është kush e ndjek tani Sali Berishën. Janë njerzit më të pakulturuar. Janë ish doganierë, ish tatimorë, ish policë, pa djersë kanë arritur të marrin disa vende dominuese. Për mua është e pamundur të vijë Sali Berisha në pushtet. Nuk besoj… Nëse vjen Berisha do të ishte fundi i dynjasë”, tha Alfred Moisiu.