Kodi i ri Rrugor/ 10-fishohen gjobat. Ja ndryshimet për shpejtësi, telefonin dhe alkoolin

Kodi Rrugor do të ndryshojë sërish dhe një variant paraprak është nxjerrë për konsultim. 

Ligji parashikon ndryshimin duke shumëfishuar gjobat për shoferët në rastet e shkeljes së rregullave. Gjoba më e lartë shkon deri në 2 milionë lekë të vjetra dhe është parashikuar për ata persona që drejtojnë automjetet pa patentë. 

Do rëndohen gjobat për përdorimin e celularit në timon (Gjobë: 150 mijë lek të vjetra), ecjen në kundër tabelë (Gjoba: 50 deri në 100 mijë lekë, heqje e patentës 3 muaj dhe zbritje e 5 pikëve) dhe përdorimin e alkoolit. Qeveria ka hedhur për diskutim publik disa ndryshime të rëndësishme të kodit rrugor. Synimi është për të rritur sigurinë në rrugë dhe për të ulur aksidentet.