Prokuroria spanjolle tha se kishte nisur një hetim, informon BBC. Ushtria po ndihmon në dezinfektimin e shtëpive të kujdesit në Spanjë, një ndër shtetet më të goditura nga pandemia e koronavirusit në Europë pas Italisë.
Të hënën Spanja shënoi numrin më të lartë të vdekjeve 462 në 24 orë duke çuar numrin e viktimave në 2 182 në total.
Ministria e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles tha në kanalin privat Telecinco se qeveria “Do të tregohet e rreptë për mënyrën si të moshuarit do të trajtohen në shtëpi të moshuarish.”
“Gjatë vizitave në këto shtëpi kujdesi ushtria ka gjetur disa azile totalisht të braktisur madje dhe me të moshuar të vdekur në krevat” tha ajo. Ministrja tha se stafi kujdestar i shtëpisë së të moshuarve ishte larguar për shkak të koronavisurit.