Përplasja me "Rai3"/ Spahiu befason: Rama nuk duhet të bëjë këtë gjë dhe askush...

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kryeministri Edi Rama gaboi që reagoi pas dokumentarit të publikuar nga 'RAI 3' në Itali, i cili “godiste” qeverinë shqiptare. 

Spahiu tha se në Europë dhe Shqipëri pothuajse askush nuk e shikon më RAI-n dhe sipas tij, nëse Rama nuk do të kishte reaguar, nuk do të ishte kaq e madhe kjo çështje.

Mua Rama më është dukur i çuditshëm për një gjë. Nëse Rama nuk do i ishte përgjigjur drejtorit të RAI-t, a do e merrte vesh populli që ka pasur një emision në RAI? Sot në Shqipëri as 0.01 % e ndjekin RAI-n. Rai 3 në Shqipëri sot nuk ka asnjë audiencë. Në të vërtetë RAI nuk kishte qëllim të godiste Ramën, por Melonin, e cila është treguar shumë e mençur, nuk ka reaguar fare lidhur me këtë çështje. Nëse Rai do të bëjë një emision për Gjermaninë, nuk i intereson askujt. Po të kishte heshtur Rama, opozita do të thoshte pse nuk reagon Rama ndaj akuzave të RAI-t. Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, tha Spahiu.