Agron Llakaj feston ditëlindjen, sa vjeç bën sot mjeshtri i humorit...

Vitet në skenë por edhe në jetë kanë ecur pa u ndierë për aktorin Agron Llakaj i cili ditën e sotme feston 64-vjetorin e lindjes.

Në ditën e ditëlindjes, Agron Llakaj ka bërë të ditur se edhe në të ardhmen do të jetë pranë publikut duke dhënë shembullin e kryefamiljarit, gjyshit, bashkëshortit dhe babait perfekt. 

Kjo e ka bërë që shqiptarët t’i bëjnë gjithmonë urime zemre, në çdo rast feste e gëzimi për të. Një nga karakteristikat e tij si aktor është imitimi i personaliteteve të njohura të politikës, veçanërisht portretizimi i politikanit të karrierës, Sali Berisha. 

"Misioni" i Agron Llakaj është i pandryshueshëm, t’i zgjatë jetën publikut përmes së qeshurës.