Edi Rama ka njoftuar se do të vijojë mbështetja sociale për çiftet e reja që sjellin në jetë fëmijë, me shqiptarët do të përfitojnë pagesat për bonusin e bebes.

VIJON programi i mbështetjes së familjeve të reja për çdo të porsalindur me 40.000, 80.000 ose 120.000 lekë të reja sipas radhës së lindjes. Nga Janari 19,162 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes.

Mes tyre janë 3.560 fëmijë të lindur jashtë vendit, por të regjistruar në Shqipëri, që e kanë përfituar bonusin e bebes”, shkruan Rama.