LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Vdes papritur “mjeku i ri” në Tiranë që po specializohej për...

Krios Beqaraj nuk do të jetë më mes kolegëve dhe pacientëve të Spitalit të Traumës në Tiranë. 

Studenti që po specializohej për t'u bërë mjek ortoped ka ndërruar jetë në moshë të re, duke lënë pas trishtim të madh. 

I riu me "mantelin e bardh" që i buzëqeshte kujtdo në korridoret e Spitalit të Traumës, do t'i mungojë të gjithëve, familjes, kolegëve, shokëve studentë me të cilët shkonte çdo ditë në specializim.

Krios kishte një dëshirë të madhe për të jetuar dhe vullnet për të ushtruar profesionin e ortopedit. Që pas përfundimit të studimeve, i riu kishte nisur specializimin në Spitalin e Traumës dhe kishte asistuar në dhjetëra ndërhyrje kirurgjikale.