Analisti Neritan Sejamini e cilësoi si të ekzagjeruar entuziazmin e opozitës se me ardhjen e Dondal Trumpit do të rrëzohet qeveria e Edi Ramës.
Analisti tha se ndryshimet në SHBA nuk do të vijnë deri këtu, por është vota e Shqiptarëve ajo që vendos kush do të qeverisë në vendin tonë.
“Mendoj se ne e ekzagjerojmë rolin që ka SHBA në lidhje me votën e shqiptarëve. A bie apo jo Rama, është çështje e votuesve shqiptarë. Nëse shqiptarët nuk e duan Ramën, nuk ka asnjë president ta mbajë apo ta heqë. E vetmja gjë që ka vlerë, është nëse Edi Rama vjedh zgjedhjet në mënyrë spektakolare, ka rëndësi qëndrimi i ndërkombëtarëve. Por, ndikim direkt se erdhi Trump dhe do pushojë nga puna Ramën, këto janë ekzagjerime që bëjmë ne duke menduar se jemi në qendër të politikës botërore”, tha analisti Sejamini.