Ngjarja në Himarë/ Spiropali bën reagimin "e fortë": Të ngrihen në këmbë të gjithë, duhet që...

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku një fëmijë 7 vjeç humbi jetën padi u përplas nga një skaf në bregun e detit.

Spiropali ka shprehur ngushëllimet për familjarët e të miturës dhe ka kërkuar që institucionet e sigurisë të ngrihen në këmbë për të hetuar këtë rast e për të parandaluar ngjarje të tjera të rënda.

"Ngjarja tragjike e Potamit na ka tronditur dhe lënduar të gjithëve. Një vajzë 7-vjeçare humbi jetën e përplasur barbarisht nga një gomone. Nesër ajo mund të ishte muzikante, shkrimtare, politikane, mjeke, apo edhe thjesht bijë e një nëne dhe prind fëmijësh. Ia preu në mes jetën krimi i dikujt që moskontrolli i vetes e shndërroi nga polic, në vrasës. Nxis një hetim të shpejtë dhe të drejtë. Hetim që jo thjesht të dënojë shkaktarin e një krimi kaq makabër, por edhe të dëshmojë se vepra të tilla kriminale do të dënohen me rreptësinë më maksimale të ligjit. Të gjitha institucionet e sigurisë duhet të ngrihen në këmbë që kjo ngjarje e rëndë të mos përsëritet kurrë në bregdetin tonë. Ngushëllime familjes", shkruan Spiropali.