Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë Shqipëri - Serbi, vetëm me karta identiteti.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në nëntor mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit online për Shengenin Ballkanik.
Kryeministri Rama e cilësoi këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm që shqiptarët të kenë lëvizje të lirë me vendet e Ballkanit.