Rama merr vlerësim maksimal/ Kjo është ura më e bukur në Shqipëri, është ndërtuar mbi...

Ura e re mbi HEC Banjë është cilësuar aktualisht si ura më e bukur në Shqipëri. 

Ajo është ndërtuar mbi përroin e Kaçivelit dhe është e dyta në shkallë vendi për nga gjatësia (520 m e gjatë). Ura është 56 m e lartë dhe rrethohet nga një peizazh i mrekullueshëm ku kombinohen bluja e ujit me gjelbërimin përreth. Kjo urë është pjesë e aksit të ri rrugor 15.3 km të gjatë që lidh Gramshin me pjesën tjetër të Shqipërisë. 

Në total në këtë aks rrugor u ndërtuan nga Qeveria Rama 13 ura dhe veç urës së Kaçivelit, mjaft të bukura janë edhe ura e lumit Holtës – gjatësia 300 m dhe ura në afërsi të fshatit Drizë. Mediat e njohura botërore e kanë krahasuar e kanë vlerësuar maksimalisht këtë urë fantastike shqiptare.