Ish-ministrja Etilda Gjonaj merr “postin” e rëndësishëm në Këshillin e Europës

Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është zgjedhur në “postin” e Raportueses e Përgjithshme për ‘dhunën ndaj grave’ në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Deputetja e PS është zgjedhur me vota unanime teksa ndodh për herë të parë që një përfaqësues i Shqipërisë duke përfshirë edhe vendet e rajonit në Këshillin e Evropës propozohet dhe votohet në pozicionin e Raportueses së Përgjithshme për dhunën ndaj grave. 

Sipas njoftimit të publikuar nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës, pozicioni i lartë që do të mbaj Gjonaj ka në fokusin e saj mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave dhe veçanërisht për mbrojtjen e dhunës ndaj tyre. 

Gjonaj do të drejtoj politikisht si përfaqësuese e Këshillit të Europës edhe Rrjetin Parlamentar të Asamblesë për luftën e dhunës ndaj grave ku bëjnë pjesë deputetet e të gjitha shteteve anëtare.