Erion Veliaj shprehet i bindur se PS do të fitojë edhe një mandat të 3-të në krye të punëve të Shqipërisë.
Kreu i Bashkisë Tirane, tha se Partia Socialiste ka më shumë vota pa koalicion me LSI-në.
“Jemi rritur me 45 mijë vota, pra kemi shkuar në koalicion vetëm….Me ta morëm 108, plus ata 50 e ca. Ndërkohë që vetëm morrëm 155. Pse? Sepse edhe publiku e kuptoi që me duar të lira unë dhe Edi Rama mund të bënim shumë më shumë për Tiranën dhe ai për vendet e tjera të Shqipërisë. Populli di të dallojë kush janë partitë që futen për plaçkë dhe ato që përveshin mëngët për punë”, tha Veliaj.
