Të dhënat nxjerrin bllof Berishën, Saliu "pushton" mediat kombëtare që sulmoi dje...

Sali Berisha ditën e djeshme sulmoi mediat më të mëdha kombëtare duke nisur nga Top Channel dhe duke përfunduar tek TV Klan. 

Pavarësisht pretendimeve dhe gënjeshtrave me "thes" të Sali Berishës, e vërteta e mbulimit të tij televiziv, nëpërmjet të dhënave zyrtare nga AMA, e nxjerrin Saliun zbuluar. 

Sali Berisha merr 60% të kohës televizive në mediave më të mëdha kombëtare. Sipas grafikut zyrtar të Autoritetit të Medias Audiovizive për muajin tetor 2024 (01.10.2024-31.10.2024) koha e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha ka qenë si më poshtë: 

》Vizion Plus: 68.77 % 
》Top Channel: 67.19% 
》RTSH: 55.99% 
》KLAN TV: 73.97% 

Është e qartë se pse “regjimi” i Edi Ramës i jep këtë mbështetje të gjera mediatike Berishës. Mjafton të jetë përditë Berisha në TV nga mëngjesi deri në mbrëmje, që shqiptarët ta kenë më të lehtë votën për Edi Ramën.