Komisioni Europian është gati për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë ku javën e ardhshme (7 korrik) pritet të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.
Presidentja e institucionit të rëndësishëm të BE, Ursula von der Leyen pas takimit me Ramën, njoftoi se pati një bisedë telefonike të mirë me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski me të cilin diskutoi për propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen që i hap rrugën integrimit të Shqipërisë me BE-në.
"Përshëndet lajmet se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshje që adreson shqetësimet dhe interesat e palëve. Komisioni Europian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për hapin e radhës në rrugëtimin e tyre europian”, shkruan Von der Leyen.
