Pas rijetëzimit të kalasë së Beratit, Qeveria Rama ka njoftuar se tarifa në kalanë e Beratit do të hiqet.
Kreu i Qeverisë tha se përfitimet nga tarifa janë shumë të ulëta dhe nuk shërbejnë për të bërë inestimet që i duhen kalasë.
"Do ta heqim tarifën për të hyrë në kala. Nuk krijon një të ardhur të rëndësishme që të thuash se do bëjmë investime me to në kala”, tha Rama. Sa i përket problemeve të pronësisë mes familjarëve, Rama i bëri thirrje që t’i japin fund mosmarrëveshjeve midis tyre dhe objekti i përbashkët të përdoret për biznes, pasi do të kenë edhe një bonus 50 mijë dollarë dhuratë nga shteti.