Qeveria Rama do të rritë dy herë më shumë ndihmën ekonomike për familjet e varfëra shqiptare.
Pas mbledhjes së qeverisë, Manastriliu bëri të ditur gjithashtu se gjatë vitit 2022 do të rriten pagat edhe për personelin mjekësor.
"Do të ketë një rritje të masës së ndihmës ekonomike me 2 herë më shumë për familjet e varfëra. Do të mbështesim fëmijët pa prindër duke ia dyfishʋar masën e mbrojtës të atit programi që mbështeten. Kategoritë në nevojë, 45 milione dollarë do të vendosen në dispozicion për shtresat në nevojë në këtë krizë energjike", tha Manastriliu.
