Edi Rama kërkon mandatin e 3-të qeverisës për të mbyllur aeroportet e rinj në të gjithë Shqipërinë.
Kryeministri u ka premtuar banorëve në Korçë, se ky qytet do të ketë një aeroport të vogël per te pasur me shume fluks turistësh.
Aeroporti i Korçës synohet të ndërtohet në zonën e Lumasit dhe kap një vlerë investimi 25 milionë euro, dhe pritet t’i rikthejë Korçës aeroportin pas 94 vitesh.
"Duhet të rikthejmë në Korçë aeroportin ku në 1924 uleshin avionët e vegjël. Në Korçë ka një fluks turistësh që rritet, është e domosdoshme që të bëhen të paktën dy gjëra: E para një zonë e re turistike dimërore për skitë sepse mundësitë janë fantastike dhe një zonë turistike e klasit të lartë për Korçën ka ardhur koha të ndërtohet, e dyta edhe një aeroport i vogël turistik” –tha Rama.
