Firma e bujshme me Ramën/ Italia njeh pensionet e shqiptarëve, ja kur hyn në fuqi ligji i ri...

Pas shumë vitesh pritje, Italia ka vendosur që të njohë pensionet për shqiptarët që kanë jetuar dhe punuar përtej Adriatikut.

Lajmin e mirë e dha kryeministri Edi Rama i cili tha se parlamenti italian ka përfshirë në projekt-buxhetin e vitit 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensioneve të shqiptarëve me kontribute pune në Itali. 

"Pas marrëveshjes mes dy qeverive janë dhënë paratë, duke përcaktuar 136 mln euro për këtë marrëveshje për 10 vitet e ardhshme. Pas miratimit në Kuvend ligji hyn në fuqi menjëherë brenda këtij viti", thuhet në vendim. Pas miratimit në Kuvendin e Italisë, njohja e pensioneve për emigrantët shqiptarë do të fillojë brenda vitit 2022.