“Udhëtim me ‘Air Albania’ në Paris”, Vjen reagimi: E turpshme akuza, kemi..

Mjeranët e Partise Demokratike deklaruan sot se Edi Rama kishte përdorur avionin e “Air Albania” si ta kishte charter personal për të kaluar fundjavë turistike në Paris.

I menjëhershëm vjen reagimi nga keshilltari i kryeministrit Endri Fuga i cili shkruan se akuzat janë të turpshme.

“E turpshme akuza për udhëtimin 24 orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!”, shkruan keshilltari i Rames.