Përplasje mes maxhorancës dhe opozitës në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. E gjitha nisi pasi kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi iu drejtua ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt si “i shkreti”.
Pasi dëgjoi termin, Beqaj ndërhyri dhe i kërkoi që të mos e përdorte më ndaj tij dhe kështu në sallë nisi një debat i ri. Përplasja:
- Vokshi: Më vjen keq për atë të shkretin që po e keqpërdorni.
- Beqaj: A ka mundësi atë fjalën “i shkreti” të mos e zësh në gojë për mua? Boll ke 8 muaj që më vë epitete.
- Vokshi: Po si ta them?!
- Beqaj: Fare nuk kam nevojë për asnjë konsideratë personale për mua.
- Vokshi: Gjynah pra! Ta them kështu
- Beqaj: Asnjë fjalë mos thuaj, zoti dëshmitar më thuaj. Hallin tënd nuk ta zgjidh dot unë.