Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar që të hapen kapitujt e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
“Brenda vitit 2020 duhet të hyjmë në diskutime me Shqipërinë për integrimin në BE” ishin fjalët e kancelares.
Në datë 1 korrik Komisioni Europian i paraqiti Këshillit kuadrin negociues me Shqipërinë si dhe përditësimet për ecurinë e reformave nga qeveria shqiptare.