Blendi Fevziu nxjerr FOTO-n e rrallë me pistoletë në duar në mes të qytetit

Gazetari i njohur dhe moderatori Blendi Fevziu është kthyer pas në kohë tek kujtimet e vegjëlisë.

Ai ka publikuar një foto të tijën kur ka qenë i vogël. Për moshën kur është bërë kjo shkrepje, gazetari thotë se nuk e mban mend, por shkruan se “kam qenë aq i vogël sa mbaja pistoletë kineze me drita në dorë”.

Kjo duket se i ka bërë përshtypje gazetarit kur e ka riparë sot këtë imazh, dhe e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.