A do të bëjmë pushime? Mjeku befason: Ja çfarë duhet të bëjmë përpara se...

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka hedhur hipotezën që qytetarët përpara pushimeve të kenë një pasaportë shëndetësore duke identifikuar rastet me Covid19.

Ndërsa pyetjes nëse do të bëjmë pushime verore, Pipero u shpreh optimist.

Unë nga natyra jam optimist dhe them se do ta shijojmë diellin këtë verë. Do të bëjmë pushime në Shqipërinë tonë të bukur, do të kemi mundësi për shkak se edhe temperaturat do jenë në favorin tonë. Pushimet jashtë vendit nuk mund të them sepse kjo nuk është në doren tonë sepse kufijt janë të mbyllur. 

Ndoshta do të na duhet një pasaportë shëndetësore. Ndoshta them sepse nuk i dihet ka kohë deri atëherë”, tha mjeku për Report TV.