Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit.
Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut fitojnë intensitet lokalisht deri të lartë në zonën qendrore te vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.
Hera-herës reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut lokalizohen vetëm në juglindje të vendit.
Në zonën verilindje-lindje që në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës në lartësinë mbi 1000-1200 metra reshje bore më intensitet të ulët, ndërsa në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar.
Temperaturat parashikohen:
- në zonat malore 2 deri 9°C
- në zonat e ulëta 8 deri 17°C
- në zonat bregdetare 9 deri 16°C