Turi me Diasporën/ Rama tregon vendin ku do të takohet me Shqiptarët e Italisë...

Më 26 maj, orë 11:00, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët e Italisë, në kuadër të turit të takimeve me diasporën.

Takimin me shqiptarët në Itali, kreu i qeverisë do ta zhvillojë në një ambient sportiv në komunën Busto Arsizio, Milano. 

“SË SHPEJTI 26 MAJ, ora 11.00, me shqiptarët e Italisë në Milano. *Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy", shkruan Rama.

Me një atmosfere elektrizuese, më 12 maj kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim të cilin e cilësoi si "më të mirin në jetën e tij politike" me Shqiptarët në Greqi.